I konceptuar për herë të parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si një çmim kushtuar librit më të mirë në lëmin e studimeve, eseistikës apo publicistikës, në nder të emrit të pasuesit të Rilindasve që mbrujti familja e Frashërllinjve, për vitin 2021, Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet shkrimtares Lea Ypi, si autore e librit “Të lirë”, për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozifike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.
Last modified: 18 May, 2022