Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, çelën sot Pranverёn e Frankofonisё, njё muaj dedikuar kulturёs franceze, me aktivitetin: “Letёrsia franceze dhe frankofone nё shqip”.
Në këtë aktivitet, të realizuar nëpërmjet platformës ZOOM, morën pjesë: ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, ambasadorja franceze, znj. Elisabeth Barsacq, ambasadorja greke, znj. Sophia Philippidou dhe ambasadori zviceran, z. Adrian Maitre. Të pranishëm ishin gjithashtu: zv.rektorja Esmeralda Kromidha dhe prof. Ilia Lëngu, si dhe shkrimtarët Diana Çuli, Mimoza Ahmeti, Ylljet Aliçka dhe studiuesi Thoma Jançe.
Aktiviteti u moderua nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.
Ju mund t’i ndiqni më tej programet e këtij muaji të bukur në www.frankofoni.al