Aktivitete, Të rejat|

U çel më 24 prill në Prishtinë Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor.
Organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
Mbahet deri në datën 26 prill 2023, në mjediset e ASHAK.
 Çmimi “Jakov Xoxa” për veprën më të mirë studimore, akorduar këtë vit në nder të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, iu dha studiuesit Sabri Hamiti me librin “Stilografia” .
Jam i nderuar me vlerësimin që i bëni librit tim. Qendra e Librit dhe e Leximit ka bërë një gjetje të pazakontë duke i dhënë emrin e novelistit e romancierit Jakov Xoxa një çmimi për vepër kritike. Kjo edhe duket si një pohim që shkrimi i leximit letrar bëhet letërsi.
Në librin tim “Stilografia”, tashmë të shënjuar me emrin Jakov Xoxa, kryevepra e Xoxës “Lumi i vdekur”, renditet midis kryeveprave të letërsisë shqipe.
Romani “Lumi i vdekur”, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, ishte bërë një libër kult për brezin e ri të lexuesve në Kosovë: për përmasat e thurjes së romanit epik në shqip, për marrëdhëniet njerëzore e shoqërore të kosovarëve të shpërngulur me vendasit në Shqipëri e sidomos i pëlqyer në tregimin e dashurisë të Vitës e Adilit.
Romani adhurohet sidomos për stilin e tij, që i ngjet prozës së Mitrush Kutelit, pararendës dhe që gjen vazhdimin në prozën e Vath Koreshit.
Romani “Lumi i vdekur” tematizon në mënyrë origjinale fenomenin e natyrës dhe kulturës, duke i sprovuar me Humanen, për të përapëlqyer natyralen si kundërpeshë të arrogancës së njeriut.
Këtë zbulim do ta ketë bërë cilido shkrimtar, që e ka takuar Jakov Xoxën në Apolloni, në fillim të viteve ’70 kur ai vetmitar, i paqtuar me natyrën, po thurte prozën e vet epike, larg kryeqytetit dhe klubit të thashethemeve…
Pjesëmarrës në panair:
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Instituti Albanologjik i Prishtinës
Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë
Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, Shkup
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Tetovës
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin.

Comments are closed.

Close Search Window