Me gra që kanë kontribuar në kulturën e politikën shqiptare: Valentina Leskaj, Flutura Açka, Diana Çuli, me praninë e Kryetares së Kuvendit znj Elisa Spiropali, nderuam në këtë muaj të librit dhe leximit, kujtimin e autoreve gra të viteve ‘30-‘40, që sollën përparim në ide, mendime liberale që kërkonin një Shqipëri më të mirë.
Ato vinin nga shkolla perëndimore, ku studionin letërsi dhe filozofi, dhe ishin të guximshme në shkrimet e tyre, duke kërkuar më shumë të drejta për gratë, më shumë mirëqënie për familjen.
Ato u rreshtuan krah burrave në Luftën Nacional Çlirimtare, duke besuar në një Shqipëri tjetër nga ajo që jetuam për 45 vite. Fati i tyre gjatë komunizmit qe i trishtë, por emri i tyre do të jetë gjithnjë në historinë e lëvizjes së gruas në kulturën shqiptare, si gratë e bukura të kulturës dhe shkrimit.