Shkrimtari, publicisti, politikani Veton Surroi, ishte i pranishëm në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në një bisedë të hapur në kuadër të Tetorit të Librit.
Arti si rezistencë, kultura në hapësirat shqiptare, roli i elitave në kohë, identiteti i shqiptarëve, ishin pjesë e një diskutimi me historianë dhe njerëz të kulturës.
Surroi foli dhe për botimin e tij më të ri “Viti i qirinjve”.