Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi sot aktivitetin kushtuar shkrimtares kroate Maša Kolanović, Fituese e Çmimit Europian të Letërsisë, dhe përmbledhjes me tregime “Pafundësi” përkthyer në shqip nga Xhelal Fejza dhe botuar nga Shtëpia Botuese Dituria.
Ky aktivitet organizohet në vazhdën e Tetorit të Librit dhe synimit që ka kjo qendër për promovimin e letërsisë shqipe dhe të huaj, si dhe vendosjes së marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve letrare në një hartë më të gjerë ballkanike, duke promovuar kulturën letrare dhe shkrimtarët e këtij territori të gjerë. Vlerat e kulturave fqinje dhe pasqyrimi i kulturës së tyre në kulturën shqipe, po aq edhe e kulturës sonë në vendet e tyre, është një rol i yni i përbashkët.
Nëpërmjet ardhjes së kësaj shkrimtareje në shqip, ne çelim edhe një dritare të re kulture dhe njohjeje të letërsisë fqinje. Botuesi Petrit Ymeri, përkthyesi Xhelal Fejza, përkthyesi Edvin Cami dhe shkrimtarët Rudi Erebara, Diana Çuli, is dhe studiuesi Ben Andoni, shprehën vlerësimet e tyre për shkrimtaren Kolanović dhe qasjes së saj letrare, qasjeë kjo që ndërton një mozaik të ri të letërsisë bashkëkohore ballkanike dhe europiane.