Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës organizuan aktivitetin kushtuar letërsisë dhe autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën italiane dhe ndikimit që kanë këta libra te lexuesi italian, duke përkuar në simbolikë ky aktivitet gjithashtu me 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet dhe me 100-vjetorin e krijimit të Bibliotekës Kombëtare. Një vit më parë, këta libra treguan rrugëtimin tonë kulturor e historik në Festivalin e Letërsisë në Mantova.

Tashmë studiuesit, lexuesit mund t’i gjejnë në Bibliotekën e QKLL-së. Nga De Rada, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, e deri te shkrimtarët përfaqësues të brezit të ri të pas viteve ’90, ky aktivitet shpalos mozaikun e letrave shqipe te lexuesit italianë.

Të pranishëm ishin znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës, zv.Kryetarja e Bashkisë, znj. Anisa Ruseti, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, dhe Drejtoresha e Qendrës së Studimeve për Arbëreshët, znj. Diana Kastrati.

Të pranishëm gjithashtu ishin edhe shkrimtaret Diana Çuli dhe Vera Bekteshi, si edhe shkrimtari Ylljet Aliçka dhe poeti e përkthyesi Julian Zhara.
Fotot nga Endri Qenanaj

Comments are closed.

Close Search Window