Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2021

Në zbatim të misionit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të mbështetur librin shqip, referuar VKM-së Nr. 24, datë 16.01.2019 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafit III, pikës a), ku thuhet “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit, QKLL-ja shpall thirrjen për mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2021.
Ftohen të gjithë të interesuarit, persona fizikë ose juridikë, që të paraqesin projektet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse, të cilat duhet të dorëzohen të paktën 30 ditë përpara se të fillojë zbatimi i projektit.

Procedura përbëhet nga dy faza:

Faza e parë: dorëzimi i dokumenteve të aplikimit, të cilat përfshihen në formularët përkatës për persona fizikë, ose juridikë, bashkëngjitur kësaj thirrjeje.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, aplikuesi i projektit fitues do të njoftohet me email dhe do të informohet mbi detajet e tjera të procedurës.

Faza e dytë: aplikuesi fitues do të vazhdojë me dorëzimin e dokumenteve që vërtetojnë zhvillimin dhe mbylljen me sukses të projektit përkatës.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe me email në adresën: [email protected].

NJOFTIM: Kjo Thirrje do të qëndrojë e hapur deri më datë 31 mars 2021 dhe do të përditësohet përmes një komunikimi të dytë!

Shkarko Deklaratën
Shkarko Formularin për Personat Fizikë
Shkarko Formularin për Personat Juridikë

 

Comments are closed.

Close Search Window