Kjo thirrje vjen në zbatim të politikës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në mbështetje të krijimtarisë së autorëve shqiptarë për fëmijë, me qëllim nxitjen e shkrimit të kësaj letërsie ku kemi një traditë të vyer.

Informacion i përgjithshëm

Thirrja për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përcaktuar si prioritet këtë vit mbështetjen e procesit krijues të autorëve për fëmijë, mbi moshën 18 vjeç. Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

Afatet e aplikimit

Aplikimi fillon më datën 10 qershor 2020 dhe përfundon në datën 15 korrik 2020.
Shpallja e fituesve do të bëhet më 10 gusht.
Vlera e financimit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për këtë thirrje është 700.000 (shtatëqind mijë) lekë.
Secili prej fituesve do të paguhet në vlerën prej 160.000 lekë.

Aplikimi

Aplikuesit duhet të paraqesin sa më poshtë:

  • Draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;
  • Sinops për veprën në prozë;
  • Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;
  • Katalog botimesh (Shtëpia botuese);
  • Tirazhi i botimit;
  • Çmimi për kopje;
  • Afati i parashikuar për botimin në shqip.

Të dhëna të tjera që Autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë:

Aplikuesi :  Emër / Mbiemër

Adresa e plotë:

Kontakti: Telefon __________________________ dhe e-mail _________________________

CV (e autorit)

Udhëzues për aplikuesin

Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.

Autori angazhohet për përfundimin e veprës dhe botimin e saj brenda vitit kalendarik (2020), nga data e lidhjes së kontratës.

 Aplikimi bëhet në adresën elektronike [email protected] dhe në adresën postare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit:

Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, pranë hotel “Domus”, Tiranë.

Comments are closed.

Close Search Window