Irena Toçi, drejtuesja e botimeve ‘Toena’, u ndal nё rolin e jashtёzakonshёm dhe progresin e gruas shqiptare nё biznes, duke pohuar se vitet e fundit roli I gruas ёshtё mё dominant. Pёr botuesen Rita Petro, duhet tё bёhet mё shumё nё dokumentimin e veprave tё autoreve gra nё historinё e librit shqip. Ne ende nuk kemi sot njё antologji apo veprat e plota tё feministeve tё para shqiptare, tё viteve 30-40-tё, si Selfixhe Ciu, Ollga Pllumi, Musine Kokalari, etj. Mimoza Ahmeti bёri njё histori tё gruas shqiptare, duke treguar se pozitat e saj kanё qёnё gjithnjё dytёsore nё raport me burrat, pavarёsisht progresit vitet e fundit.
“Duhet tё krijohet njё fond i posaçëm pёr tё pёrkthyer autoret gra nё gjuhё tё tjera. Deri tani kultura ёshtё kryesuar nga burrat. Shumё vepra tё arrita tё letёrsisё shqipe nga autore gra duhet tё njihen ndёrkombёtarisht, si njё vlerё e rёndёsishme e identitetit tonё”, tha Ahmeti. Idenё e krijimit tё njё shtёpie pёrkthimi sipas modelit tё vёndeve tё njohura e hodhi dhe pёrkthyesja Diana Kastrati. Ajo solli modelin e Italisë, ku kёto strehёza letrare kthehen nё njё mundёsi tё mirё komunikimi pёr letёrsinё vendase. Krijimi i njё kolane me autore gra nga ana e QKLL-sё ёshtё sugjeruar nga Ahmeti. Në takim morën pjesë drejtuese të shtëpive botuese të njohura shqiptare si Mariana Ymeri, Arlinda Dudaj, Vasilika Tafa, Aida Baro, Irena Toci, Irena Buzi.