Programi i Transparencës
Hyrje

Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi QKLL

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të QKLL

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga QKLL

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të QKLL

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga QKLL

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga QKLL

VENDIM

Nr. 24 , datë 16.1.2019
PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (në vazhdim QKLL).
2. QKLL-ja krijohet dhe funksionon si person juridik publik, buxhetor, me statusin e institucionit qendror, në varësi të ministrit përgjegjës për librin, me seli në Tiranë.
3. Qëllimi i QKLL-së është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
4. Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.
5. Të ardhurat e QKLL-së përbëhen nga:
a) buxheti i shtetit;
b) të ardhura të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË QKLL-së

1. QKLL-ja kryen çdo funksion që lidhet me mbështetjen, nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë letrare e të përkthimit, si dhe kontribuon në zhvillimin e politikave në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.2. QKLL-ja siguron kushtet për rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e librit e të leximit në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë, brenda dhe jashtë vendit.
3. QKLL-ja realizon funksionet e parashikuara në interes të publikut, me qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin e fushës së librit dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve të financuara nga buxheti i shtetit.
4. Qëllimi i funksionimit të QKLL-së, sipas përcaktimeve të mësipërme, nuk përfshin tekstet shkollore.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QKLL-së

1. QKLL-ja kryen detyrat, si më poshtë vijon:
a) Harton programet dhe financon projektet në fushën e librit;
b) Mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara;
c) Krijon kushtet nxitëse për krijuesit në fushën e letërsisë, duke siguruar mbështetje financiare dhe organizon konkurse për dhënien e çmimeve kombëtare letrare;
ç) Nxit e promovon librin dhe autorët e përkthyesit shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
d) Realizon dhe promovon, në forma të ndryshme:
i. bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e librit;
ii. përkthime të veprave të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaja;
iii. prezantime të letërsisë shqipe në nivel ndërkombëtar.
dh) Krijon kushtet për zhvillimin e kulturës së leximit në të gjitha grup-moshat, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
e) Promovon zhvillimin e rrjetit libror në të gjithë territorin e vendit dhe krijon kushtet për një qasje të shtuar drejt politikave të librit, për lexuesit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën;
ë) Bashkëpunon me institucione ndërkombëtare, që veprojnë në fushën e librit;
f) Monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e programeve e të projekteve që mbështet;g) Bashkëpunon me organet shtetërore për zbatimin e politikave publike dhe akteve të tjera
rregulluese në fushën e librit, si dhe me organizata që kanë në fokus zhvillimin dhe përhapjen e kulturës së librit;
gj) Siguron fonde të jashtme dhe burime të tjera të financimit në fushën e librit, sipas legjislacionit në fuqi;
h) Nxjerr akte administrative dhe realizon detyra të tjera, me natyrë trajnuese e promovuese, në përputhje me qëllimin e QKLL-së;
i) I propozon ministrisë përgjegjëse për librin ndryshime në legjislacionin në fuqi në fushën e librit.
2. QKLL-ja, nëpërmjet buxhetit të saj të miratuar për çdo vit kalendarik, financon projekte të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre fushën e librit.
3. Financimi i projekteve dhe organizimi i veprimtarive të QKLL-së, sipas rastit, realizohet në përputhje me shkronjat “a” ose “b”, të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar.
4. Realizimi i projekteve të QKLL-së miratohet me urdhër të titullarit, pas propozimit nga kolegjiumi i QKLL-së.
5. Kolegjiumi është një organizëm kolegjial pranë QKLL-së.
6. Kolegjiumi, i ngritur sipas përcaktimeve të këtij kreu, vlerëson dhe përzgjedh projektet nga pikëpamja e përmbajtjes dhe asaj financiare, duke i paraqitur titullarit propozimet për miratim.
7. Kolegjiumi ka në përbërje jo më pak se 3 anëtarë, të përzgjedhur nga personalitete në fushën e letrave. Anëtarët e kolegjiumit përcaktohen me urdhër të titullarit të QKLL së.
8. Kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të kolegjiumit përcaktohen në statutin e QKLL-së.
9. Kompetencat dhe mënyra e funksionimit të kolegjiumit të QKLL-së miratohen nga titullari i institucionit.
10. Kriteret dhe procedurat në lidhje me projektpropozimet për mbështetje financiare, të parashikuara sipas këtij kreu, përcaktohen me urdhër të titullarit të QKLL-së.
11. Struktura dhe organika e QKLL-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për librin, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.12. Marrëdhënia e punës së punonjësve të QKLL-së rregullohet sipas dispozitave të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
13. QKLL-ja drejtohet dhe përfaqësohet nga titullari, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e qendrës dhe përgjigjet para ministrit përgjegjës për librin. Ai emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për librin.
14. Procedura e ndjekur për emërimin, lirimin ose shkarkimin e titullarit të QKLL-së bëhet sipas vendimit nr. 173, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit”.
15. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të QKLL-së miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për librin, me propozimin e titullarit të QKLL-së.
16. Stema e QKLL-së përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet: “Republika e Shqipërisë, Fletorja Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
17. Vula e QKLL-së prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Trajtimi financiar dhe mbështetja logjistike e QKLL-së realizohen nga Ministria e Kulturës.
2. Ngarkohet ministri i Kulturës që, brenda 15 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, t‟i propozojë Kryeministrit strukturën dhe organikën e QKLL-së.
3. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

  • Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, 1005, Tiranë, Shqipëri
  • Orari zyrtar: Hënë – Premte: 08:00 – 17:00
  • Telefon: 0 45 2 629 582
  • Telefon:+355 (0) 68 242 1028
  • Email: [email protected]
Faqja e kontaktit
Close Search Window