Përkthyesi është një shkrimtar i privilegjuar që ka mundësinë të rishkruajë kryevepra në gjuhën e tij.
Javier María
Elda Gjana dhe Blerta Hyska nisën dje një cikël bisedash mbi shqipërimin, që do të bëjë bashkë çdo të premte emra të rinj në lëmin e përkthimit shqip në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
Për gjuhën si komunikim dhe bashkëjetesë kulturash; dhe përvojat e jashtëzakonshme të endjes në tekst…
Blerta Hyska ka studiuar për Shkenca Politike.
Eshtë përkthyese dhe inteprete nga frengjishtja në shqip.
Ka përkthyer libra studimore si: “Partitë politike”, “Sociologjia e komunikimit dhe mediave”, “Europa ekonomike dhe e ardhmja e saj” , “7 dijet e nevojshme për edukimin e së ardhmes”; “Ekonomia në shekullin XXI”, “Gazetaria në demokraci”.
Romanet: “Jeta është e shkurtër dhe dëshira pa kufi” Patrick Lapeyre, “Dhe zemra ime e tejdukshme”, Veronique Ovalde, “Lista e dëshirave të mia”, Gregoire Delacourt, “Nagasaki” Eric Faye, “Parij “ Eric Faye, “Fuge për violinë “, Tedi Papavrami, “Gersheti”, Leaticia Colombani, “Koha e tretë”, Maylis Besserie”, “Hakmarrja e faljes”, Eric – Emmanuel Schmidt..
Vepra filozofike “Hyrje ne filozofi, filozofia për jofilozofët”, Louis Althusser, “Rendesa dhe hiri “ Simone Weil,
Pjesë teatri: “Pleshti në vesh”, “Lukrecia Borxhia”, dhe “Darka e lamtumirës”.
Elda Gjana është përkthyese dhe interprete nga gjermanishtja në shqip.
Ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë, dega e gjermanishtes, përkthim dhe interpretim.
Ka përkthyer vepra historike si: “Themelimi i Shqipërisë”, Vilhelm Vidi dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në Ballkan 1912 – 1914”, Hanns Christian Löhr; “Historia e serbëve – Deri në vitin 1371“, Konstantin Jireček; “Historia e serbëve – Gjysma e parë 1371-1537“, Konstantin Jireček; “Shqipëria dhe shqiptarët, pamje të krahinës dhe të karaktereve”, Paul Siebertz; “Administrimi Austro-Hungarez i Shqipërisë 1916-1918”, Mariano San Nicolo.
Romanet: “Rini pa Zot”, Ödön von Horváth; “Pakoja”, Sebastian Fitzek; „Të vdekurit“, Christian Kracht; „Mjeranët“, Katharina Hacker,; “Prill në Paris“, Michael Wallner; “Ethe tropikale“, Dietrich Schönfelder; “Jeta seksule e Katerin M.“ Catherine Millet.
Vepra estetike: “Mbi edukimin estetik të njeriut në një rradhë letrash“, Friedrich von Schiller.
Antologji: “Tregime gjermane“, Shkup, 2008
Vepra dramatike: “Çdokushi”, Hugo von Hofmannsthal; “Dita e gjykimit”, Ödön von Horváth, “Besim, dashuri, shpresë”, Ödön von Horváth.
Vepër studimore: Në qarqet shkencore europiane, Vasfi Samimi.
Tregime dhe novela: “Nga Shqipëria e re : skica politike dhe kulturore-historike : novela”,
Marie Amelie von Godin; “Shandani i varrosur, një legjendë“, Stefan Cvajg.
Vepra biografike dhe autobiografike: “Angela Merkel“, Gerd Langguth; “Vrapi drejt vetes“, Joschka Fischer; “Stefan Cvajg : me vetëdëshmi dhe dokumente fotografike“, Hartmut Müller; Moisiu “Njeriu dhe artisti me fjalë dhe foto”, Hans Böhm; “Shqetësimi i dashurisë : jeta dhe
koha në pasqyrën e letërkëmbimit të tyre“, Friderike Zweig; Stefan Zweig