Projekte|

Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2025

 

Në zbatim të misionit të saj, QKLL-ja shpall thirrje për mbështetje financiare të projekteve në fushën e librit dhe leximit 2025.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të paraqesin projektet e tyre, shoqëruar me dokumentet përkatëse:

Dokumentet që duhet të dorëzohen në momentin e aplikimit të projektit, nga aplikantët:

  1. Formulari i aplikimit, plotësuar sipas të gjitha kërkesave të paraqitura aty;
  2. Projekt-propozimi;
  3. Projektet të jenë të ndërtuara mbi bazën e të gjitha pikave të përcaktuara në Formën e Aplikimit;
  4. Preventivi total i detajuar në të gjithë zërat e tij;
  5. Deklarata mbi të ardhurat e projektit, nëse ka, si do të përdoren këto të ardhura;
  6. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës të aplikantit;
  7. Kopje e dokumentit të regjistrimit në organin tatimor (NIPT);
  8. Në rast se aplikimi bëhet nga një individ, shoqërohet me një biografi personale dhe të aktivitetit artistik);
  9. Deklaratë e individit mbi të drejtat e autorit;
  10. Numri i Llogarisë Bankare ku do të bëhet derdhja e fondeve të kërkuara (IBAN – lek);

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet pas kryerjes së aktivitetit nga fituesi i projektit

  1. Në rastin kur është botues, biznes ose person juridik duhet të lëshojë një faturë të fiskalizuar për QKLL-në për shumën që është mbështetur nga Kolegjiumi;
  2. Fotokopje e licencës e atij që ka lëshuar faturën;
  3. Borderotë, përveç emrit, mbiemrit, firma dhe numrit të pasaportës së personit, duhet të mbahet edhe 15 % i tatimit mbi të ardhurat, fotokopje pasaporte;
  4. Relacion mbi zhvillimin e aktivitetit dhe impakti i tij në publik dhe marrjen në dorëzim të projektit;
  5. foto dhe materiale të tjera, dokumentare mbi zhvillimin e aktivitetit.

 

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Rruga“Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe në  [email protected]

Aplikoni:

Shkarko Deklaratën

Shkarko Formularin

 

Comments are closed.

Close Search Window