Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, vazhdoi më 27 tetor fushatën MIKU I LIBRIT, në shkollën 9 vjeçare “Hasan Prishtina”.
MIKU I LIBRIT, ishte vetëm takimi i parë në këtë shkollë që nisi me një diskutim me shkrimtaren Valbona Banka për librin “Zgjohu, kërshëri”, të cilin një pjesë e mirë e nxënësve e kishin lexuar gjë që e ktheu në bashkëbisedim takimin me autoren, e cila e bëri aq joshëse bisedën sa pyetjet për të vijuan edhe pas përfundimit të takimit.
Shkrimtarja Valbona Branka dhuroi për bibliotekën e shkollës “Hasan Prishtina” 2 kopje të librit të saj.
Pas një muaji është koha e takimit të radhës me nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”, me librin “Shpella e piratëve” të Petro Markos.
Faleminderit “Hasan Prishtina”, shkollës 9-vjeçare që ia hapi derën fushatës MIKU I LIBRIT, që do të vijojë me takime mujore deri në mbyllje të vitit shkollor.
Faleminderit nëndrejtoreshës Lindita Mehmeti dhe mësueseve të gjuhës e letërsisë, Vjollca Rakipi dhe Valentina Picari, që kanë marrë përsipër komunikimin me QKLL-në për zhvillimin e takimeve letrare.
Faleminderit, pa dyshim, shkrimtares Valbona Banka për gatishmërinë dhe sidomos për bisedën e këndshme!

Comments are closed.

Close Search Window
↑