Aktivitete, Të rejat|

“FJALA SHQIPE NË GJUHË TË HUAJ”, rezultat i një bashkëpunimi mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Fafa resort, është një seminar mbi letërsinë, përkthimin dhe gjuhën me pjesëmarrjen e përkthyesve letrarë të shqipes nga vende të ndryshme të Evropës.

Seminari synon të krijojë një hapësirë profesionale bashkëpunimi ndërmjet përkthyesve, autorëve, botuesve dhe institucioneve, duke trajtuar në mënyrë të integruar problematikat e përkthimit, botimit, promovimit dhe qarkullimit të letërsisë shqipe në tregun ndërkombëtar.

Në këtë kuadër:

𝗤𝗞𝗟𝗟-ja fokusohet te mbështetja e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhë të huaja; njohja e përkthyesve me panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore; krijimi i një rrjeti kontaktesh mes protagonistëve të këtij procesi; prezantimi dhe përmirësimi i mekanizmave të mbështetjes së përkthimit; përhapja dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit…

𝗤𝗕𝗗-ja, në mbështetje të programit të botimeve dygjuhëshe dhe rezidencës së përkthyesve, zhvillon komponentin formues, me fokus formimin, zhvillimin profesional dhe mbështetjen e përkthyesve nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja, si dhe identifikimin e përkthyesve të rinj nga diaspora. Ky komponent realizohet edhe përmes dy punëtorive praktike: “Tungjatjeta” dhe “Udhërrëfyesit kulturorë – Gjirokastra”.

FJALA SHQIPE NË GJUHË TË HUAJ, do të zhvillohet në datat 22 deri në 25 tetor 2026, te Fafa resort – Golem

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

Close Search Window
↑