Aktivitete, Të rejat|

Të rinjtë sugjerojnë

-Të rinjtë veprojnë

-Të rinjtë ndikojnë

A është e vërtetë se rinia sot lexon më pak se dje?

A është e vërtetë se libri sot është e vështirë të konsiderohet pasion?

Cilat janë rrugët që mund të ndikojnë në rikthimin e vëmendjes te libri?

Për këto dhe të tjera, gjithnjë lidhur me librin dhe leximin, u diskutua në datën 9 tetor, në njërën nga seancat e festivalit TIRANA GATE, në mjediset e Vila 31 Art Explora…

Nën moderimin e drejtoreshës së QKLL, znj. Arta Marku, një panel energjik dhe i guximshëm, me mendime herë të përputhshme e herë kundërshtare, shenjoi problematikat:

-Çfarë nuk shkon me leximin?

-Çfarë modeli duhet të ofrojë familja?

-Çfarë modeli duhet të ofrojë shkolla?

-A i kanë, tekefundit, modelet e duhura të rinjtë?

Paneli kishte në përbërje 5 prej anëtarëve të “KLUBIT KOMBËTAR RINOR TË LEXIMIT” si një strukturë e ngritur pranë QKLL, Sarah Baka (Gjimnazi “Myslym Keta”, Tiranë), Keisi Muça (Shkolla 9-vjeçare Picar, Vorë), Sibora Xhaferaj (Gjimnazi “Myslym Keta”, Tiranë), Emanuel Murati (Shkolla “Asim Vokshi”, Liceu Francez, Tiranë) dhe Kejsi Saliu (Gjimnazi “A. Z. Çajupi”, Tiranë) të cilët u ballafaquan me moshatarët e tyre të shkollave “Petro Nini Luarasi” dhe “Asim Vokshi”.

Festivali Letrar Ndërkombëtar për të rinj TIRANA GATE, në edicionin e tij të 12-të, këmbëngul të thotë: MOS KUJTONI SE DO TE SHPETONI NGA LIBRAT…

Comments are closed.

Close Search Window
↑