U mbajt sot në mjediset e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” aktiviteti me temë “Maks Velo, ide të pandryshueshme”, lexime dhe reflektime.
Kritiku i artit, Abaz Hado dhe kuratori Gent Gjikola shpalosën përpara të rinjve të pranishëm në aktivitet artistin shumëdimensional Maks Velo, një artist i papërsëritshëm, një mendimtar i guximshëm dhe një zë i lirë në kohëra të vështira.
Figura e Maks Velos, një krijues që nuk ndaloi kurrë së sfiduari kufijtë e artit dhe mendimit u vlerësua edhe nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Etleva Demollari.
Takimi u shoqërua edhe me lexime nga krijimtaria e tij letrare.
Aktiviteti u organizua në kuadër të Vitit të Maks Velos, si dhe 5-vjetorit të vdekjes së tij.