Në kuadër të 620-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit organizoi një aktivitet kushtuar kësaj figure të madhërishme, ku i ftuar kryesor ishte historiani i njohur, Pëllumb Xhufi.
Historiani Pëllumb Xhufi shpalosi përballë një audience të rinjsh, një histori të jashtëzakonshme të Skëndërbeut, si një figurë madhore, unifikuese të kombit shqiptar, e cila është një pikë e rëndësishme referimi modelesh për historinë, politikën dhe kulturën sot.


