U promovua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit libri “Dita kur gjithçka ndryshoi”, ku rrëfehen 10 histori të ndryshme nga 7 tetori 2023, kur u sulmua shteti i Izraelit nga grupi terrorist Hamas.
Libri me ilustrime nga ilustratorja Danielle Peleg, është botuar nga një shtëpi e famshme botuese që drejtohet nga Netta Gurevitch, e pranishme në aktivitet, së bashku me autoren.
Vepra e përkthyer në shqip nga Alban Reli dhe botuar nga shtëpia botuese “Ombra GVG”, u vlerësua nga pjesmarrësit, si risi për tregun shqiptar të librit, si zhanër.
Botuesja dhe ilustruesja, Gurevitch e Peleg, rrëfyen eksperiencën për botimin e këtij libri, por dhe përmbajtjen e tij, që bazohet në rrëfenja të bashkëjetuesve të ngjarjes së 7 tetorit.