Para se të udhëtonte drejt Lodéve, Francë ku do të shuhej përgjithnjë, Ali Podrimja ishte në Sarandë në takimet poetike të Jonit më 22-24 qershor 2012.
Kujtimet për njeriun dhe poetin erdhën dje në rrëfimet e poetëve të qytetit të Sarandës në takimin poetik mbajtur në kuadër të Vitit Ali Podrimja, nga Bashkia e Sarandës, Ambasada e Kosovës në Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Nën interpretimet e nxenësve të shkollave të ndryshme të qytetit, Podrimja erdhi me gjithë përmasën e jashtëzakonshme të një poeti të madh.