Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi sot një Memorandum Bashkepunimi me Dhomën Ekonomike të Gruas së Shqipërisë në prani të drejtoreshës së Q.K.L.L.-së znj. Alda Bardhyli dhe drejtoreshës së DH.E.G.SH.-së znj Antonela Hako, të cilat nisën nëpërmjet këtij memorandumi një bashkëpunim konkret për aktivitete të përbashkëta në fushën e librit, duke nxitur një ndikim për sa i përket letërsisë shqipe të shkruar nga gratë.
Dy institucionet tona do të punojnë ngushtë për të siguruar mbështetjen e autoreve gra në letërsinë shqipe, si dhe promovimin e librave të grave shkrimtare brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu do të krijojnë kushtet për mbështetje të botuesve të rinj në fushën e editorisë në Shqipëri, si dhe krijimin e një kalendari të përbashkët aktivitetesh.

Comments are closed.

Close Search Window