Me kryetarin e Shoqatës së Përkthyesve, z. Rexhep Hida, biseduam mbi punën e nisur nga kjo shoqatë në shërbim të një kulture të lartë të përkthimeve në botimet shqiptare. Rritja e cilësisë së përkthimeve, raportet mes përkthyesve, autorëve dhe botuesve, të drejtat e përkthimit, janë në fokus të punës së nisur nga kjo shoqatë, por edhe të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Mbrojtja e gjuhës shqipe, nga përkthimet e dobëta, është një detyrë që na bashkon!