Aktivitete, Të rejat|

Poetes Rita Petro iu dha titulli “Poeti Laureat”, për dyvjeçarin 2025-2027, me motivacionin:

“Në krijimtarinë e saj prej afër tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”.

Juria që përzgjodhi Poetin Laureat përbëhej nga z. Primo Shllaku (kryetar), z. Ymer Çiraku (anëtar), z. Aleksandër Cipa (anëtar), znj. Majlinda Rama (anëtare), z. Koloreto Cukali (anëtar).

Comments are closed.

Close Search Window