Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi sot tryezën e rrumbullakët me temë “E drejta e autorit dhe informaliteti”, një tryezë diskutimi e thirrur nga drejtoresha znj. Alda Bardhyli, nxitur nga botimi me të njëjtin titull me autor Enea Sheqin, specialist pranë Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut. Në këtë tryezë ishin të pranishëm gjithashtu znj. Borana Ajazi, drejtoreshë e Drejtorisë së të Drejtës së Autorit pranë Ministrisë së Kulturës, si dhe botues dhe shkrimtarë në cilësinë e grupeve të interesit.
Në këtë tryezë u diskutua mbi rëndësinë e njohjes së pronësisë intelektuale, mbrojtjen e saj dhe të së drejtës së autorit, e nisur kjo edhe nëpërmjet një fushate sensibilizuese nga institucionet, jo vetëm si një e drejtë juridike, por edhe morale dhe etike në thelbin e një shoqërie. Ndër të tjera, u diskutua për problematikat në të cilat hasen krijuesit, autorët dhe shtëpitë botuese, të ekspozuara ndaj mosnjohjes së ligjeve prej konsumatorëve, si dhe përballë një informaliteti ende të pranishëm në tregun e librit në Shqipëri, si dhe sugjerimi i ndreqjeve të disa aspekteve që mundet të sjellin zgjidhjen e këtyre problematikave në fushën e botimeve dhe mbrojtjes së tyre.

Comments are closed.

Close Search Window