Aktivitete, Të rejat|

Në vijim të procesit të rishikimit dhe organizimit të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi në mjediset e qendrës “Sotir Kolea”, një takim këshillues me përfaqësues të fushës së librit, ku morën pjesë shkrimtarë, kritikë letrarë, përkthyes dhe botues.

Mes të tjerash, temat kryesore që u shtruan për diskutim si dhe propozimet që erdhën nga grupet e interesit kishin të bënin me:

  • kriteret e pjesëmarrjes dhe mekanizmat e përzgjedhjes së veprave për konkurrim;
  • kategoritë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë;
  • përbërjen dhe funksionimin e jurisë vlerësuese;
  • bhartimin e politikave të qëndrueshme për promovimin e autorëve dhe veprave fituese gjatë gjithë vitit.

Takimi vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një sistemi vlerësimi që nxit cilësinë, mbështet krijimtarinë letrare dhe ndihmon në forcimin e kulturës së leximit në vend.

QKLL mbetet e angazhuar për të vijuar dialogun me komunitetin letrar dhe institucionet partnere, me synim përmirësimin e politikave mbështetëse për librin dhe leximin në Shqipëri.

 

Comments are closed.

Close Search Window
↑