MIKU I LIBRIT dhe BIBLIOTEKA E ARTIT, fushatat që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi përgjatë gjithë muajit maj në disa shkolla të kryeqytetit me motot SË BASHKU KRIJOJMË NJË SHKOLLË QË LEXON dhe ARTISTET E SË NESËRMES “TAKOJNË” ARTISTËT E SË DJESHMES, patën sot seancat përmbyllëse.
Shkrimtarët bashkëbiseduan me lexuesit, Studiuesit e artit me artistët e ardhshëm.
Duke qenë se libri është komunikim; libri nuk ekziston pa lexuesin, libri shndërrohet në një objekt pa kuptim nëse nuk lexohet… QKLL-ja i konsideron takimet e Majit si një hap zanafillor që do të ndiqet nga të tjerë, me qëllimin për t’i shndërruar në traditë.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vlerëson mbështetjen e:
– Ministrisë së Arsimit,
– Drejtorisë Arsimore Tiranë,
– shkollave:
- Gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”
- Gjimnazi “Ismail Qemali”
- Shkolla 9-vjeçare “Skender Çaçi”
- Shkolla jopublike “Faik Konica”
- Liceu artistik “Jordan Misja”,
Gjithashtu vlerëson:
– gatishmërinë e shkrimtareve e të studiuesve për të qenë në takime me nxënësit:
Uran Butka
Natasha Shuteriqi Porocani
Merita Toçilla
Mikaela Minga
Ermir Nika
Namik Dokle
Albana Nexhipi Lekaj
Suzana Varvarica Kuka
Ena Bulku
– gatishmërinë e botuesve për të ofruar disa kopje librash dhuratë për bibliotekat e shkollave, ku u zhvilluan takimet:
Shtëpinë Botuese ALBAS
Shtëpinë Botuese ONUFRI
Shtëpinë Botuese PUPËZ
Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”
Një vlerësim i veçantë shkon për nxënësit e shkollave ku u shtri projekti i QKLL-së, të cilët dëshmuan vëmendje, interesim përmes pjesëmarrjes aktive në diskutime. Njëherazi për Orion Sinaj, nxënës i shkollës “Edit Durham”, që na shoqëroi në disa takime ku lexoi pjesë nga librat.






Me MIKUN E LIBRIT dhe BIBLIOTEKËN E ARTIT, QKLL premton ritakim, në shtator!

