Ftesa, Projekte, Të rejat, Thirrje|

THIRRJE PËR APLIKIM

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, hapet Thirrja Fondi i Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” për vitin 2026. Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të mbështesë autorët shqiptarë të letërsisë për fëmijë dhe do të vijojë të jetë ndër projektet e saj bazë dhe të përvitshme.

Thirrja për aplikim qëndron e hapur nga data 1 deri më datë 19 qershor 2026, ora 14.00

Për më tepër informacion klikoni udhëzuesin:

Udhëzues

Aplikimet do të dorëzohen:

  • në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të QKLL-së, në adresën: Bulevardi “Zogu I”, Hyrja Nr.7, 1010, Tiranë, Shqipëri;
  • në formë elektronike: [email protected]

Aplikoni:

Formular

Deklarata

 

Comments are closed.

Close Search Window