Thirrje|

1. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme/veçanta të pranimit/kualifikimit:

–Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare “Master profesional ose shkencor”, në Shqipëri ose jashtë vendit dhe të kenë marrë diplomë të njësuar, sipas legjislacionit në fuqipër njësimin e diplomave;

– Ndaj tyre të mos jenë nisur procedime penale dhe të mos jenë dënuar me vendim të formës sëprerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale;

–Ndaj tyre të mos jenë marrë masa disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetërdisiplinore e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;

 

–Kandidatët duhet të kenë përvoja të dokumentuara në veprimtari lidhur me librin;

–Kandidatët duhet të kenë njohuri në fushën e fotografisë, teknologjisë, montazhit, art-design, regjisë televizive;

–Kandidatët duhet të kenë aftësi organizative;

–Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe për të punuar në grup.

 

2. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Dokumentacioni bazë që kërkohet për punësim është si më poshtë:

– Kërkesë për punësim/Shprehje interesi;

– CV/Jetëshkrim;

– Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftimi ID ose pasaportë);

– Çertifikatë personale dhe certifikatë e gjendjes familjare;

– Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës (diploma apo çdo dokument tjetër i njohur ligjërisht). Diplomat e përfunduara jashtë vendit, domosdoshmërishtduhet të shoqërohen edhe me dokumentin e njohjes nga institucionet përkatëse, sipaslegjislacionit të arsimit të lartë;

– Suplementi i diplomës/Lista e notave. Në rastin kur arsimimi është kryer jashtë vendit, duhet tëdepozitohet, domosdoshmërisht edhe dokumenti i njohjes së  tyre nga  institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;

– Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve apo të specializimeve, të lidhura me pozicionin e Punës;

– Kopje të Librezës së punës;

– Dëshmi penaliteti;

– Vetëdeklarim të gjëndjes së konfliktit të interesit;

– Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e  

kontrollit mjekësor bazë. 

– 2 (dy) rekomandime nga persona te fushës së librit me të cilët ka pasur bashkëpunime ;

– Çdo dokumentacion tjetër, që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet,

kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

– Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

 

3. Afati dhe mënyra e dorëzimit të dokumentacionit:

 

Aplikimet duhet të kenë mbërritur brenda datës 04 shtator  2026, pranë Qendrës Kombëtaretë Librit dhe Leximit, zyra e protokollit, nga e hëna në të premte, ora 08:00–14:00, ose nëpërmjet postës elektronike, në adresën: [email protected], që konfirmon marrjen e aplikimitpërkatës.

 

4. Afati i kontratës së punëmarrësit është 3 muaj.

 

 

Comments are closed.

Close Search Window
↑