Thirrje|

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

  1. a) Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare “Master profesional ose shkencor”, në Shqipëri ose jashtë vendit dhe të kenë marrë diplomë të njësuar, sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave;
  2. b) Ndaj tyre të mos jenë nisur procedime penale dhe të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale;
  3. c) Ndaj tyre të mos jenë marrë masa disiplinore, me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër

disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;

  1. d) Kandidatët duhet të kenë përvoja të dokumentuara në veprimtari lidhur me librin;
  2. e) Kandidatët duhet të kenë njohuri në fushën e teknologjisë;
  3. e) Kandidatët duhet të kenë aftësi organizative ;
  4. f) Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe për të punuar në grup.

 

Disa nga detyrat e punëmarrësit:

  • Përgjigjet për zbatimin e programeve të zhvillimit, të leximit dhe bibliotekave.
  • Harton programe pune, për realizimin e zhvillimit të leximit dhe bibliotekave.
  • Zbaton detyrat e ngarkuara, për realizimin e programeve të leximit dhe bibliotekave.
  • Ofron mbështetje teknike, në funksion të përmbushjes së qëllimit të ekzistencës.
  • Raporton për përmbushjen e detyrave funksionale.

 

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

 

– Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;

– Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

– Kopje të dokumenteve: diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuara);

– Dëshmi penaliteti;

– Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

– 2 (dy) rekomandime nga persona të fushës së librit me të cilët ka pasur bashkëpunime ;

– Çdo dokumentacion tjetër, që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet,

kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14 gusht  2026, pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, zyra e protokollit, nga e hëna në të premte, ora 08:00–14:00, ose nëpërmjet postës elektronike, në adresën: [email protected], që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.

 

  • Afati i kontratës së punëmarrësit është për 3 muaj.

 

Comments are closed.

Close Search Window