Të rejat|

Bazuar në Ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, si edhe në përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin Nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

Kolegjiumi i QKLL-së me kryetare Majlinda Toçin dhe anëtarë Vasil Tolen, Irena Pricin, Alban Relin dhe Shezai Rrokajn, pasi shqyrtoi prurjet, duke u dhënë përparësi:

  • -gjithëpërfshirjes dhe shtrirjes gjeografike të aktiviteteve letrare në të gjithë territorin e Shqipërisë;
  • -përfshirjes së grupmoshave të ndryshme të lexuesve;
  • -kontributit në funksion të lexuesve të vegjël;
  • -promovimit të autorëve të letërsisë shqipe;
  • -veprave jokomerciale me fokus te letërsia e traditës;
  • -veprave studimore, të kritikës letrare, monografive, albumeve;
  • -revistave letrare, studimore, online ose në print.

VENDOSI miratimin e pjesshëm të projekteve të mëposhtme:

Kategoria I – Botime

  1. -Aida Baro – “Transkriptimi dhe botimi i përrallave të Musine Kokalarit”;
  2. -Robert Radoja – “Botim albumi me muzikën e filmave”;
  3. -Qendra e Studimeve Albanologjike “Shejzat-Pleiades” – “Promovimi i studimeve albanologjike në Scopus”;
  4. – Qendra “Miqtë e muzikës” – “Liceu Artistik në 80-vjetorin e tij” me autorë Prof. Dr. Zana Shuteriqi Prela, Prof.Asoc. Dr. Ermir Hoxha, Albana Shoshi, Metila Dervishi;
  5. -Matteo Mandala – “Acta Albaniae Veneta – At Zef Valentini”
  6. -Andreas Dushi  – “Pesë horizonte”/ gazeta Ex Libris;
  7. -Ardian Vehbiu – “Leximi subversiv: Librat e ndaluar dhe formimi i vetëdijes në Shqipërinë totalitare (1968 -1990)”/ Revista “Peizazhe të fjalës”;
  8. -Ermir Nika – “Ninullat Shqiptare: Nga Tradita Popullore te Shkenca e Zhvillimit të Fëmijës”;
  9. -Flori Kasaj – “Parku i bletëve”.

Kategoria II – Ngjarje kulturore të lidhura drejtpërdrejt me librin dhe leximin me shtrirje kombëtare

  1. -Liridon Pjetra – “Rrëfime në gur”;
  2. -Bashkim Shehu – “Kurs për mjeshtërinë e të shkruarit, 2026”;
  3. -Shtëpia Botuese DITURIA – “Festival Letrar për fëmijë dhe të rinj”;
  4. -Botimet ALBAS SHPK – “Festivali Letrar ‘Petro Marko”;
  5. -Qendra “Zgjoi” – “SINTRAK – Contemporary Poetry & Choreography Festival”;
  6. -Fatos Çoçoli – Çmimi letrar “Jakov Xoxa”;
  7. -Amela Çaçi – “Programi ‘Valentini’ për Leximin dhe Krijimtarinë Letrare”;
  8. -Suadela Balliu – “Mbrëmjet e Librit”;
  9. -Instituti i Librit dhe Promocionit – “Festivali Letrar për të Rinj, 2026”, Edicioni XII;
  10. -Rudina Çupi – “Historitë, këto dado të përkryera”;
  11. -Shoqata Gruaja te Gruaja – “Lexime për barazi”;
  12. -Shoqata e Botuesve Shqiptarë – “Panairi i 29-të i Librit, Tirana 2026”.

Comments are closed.

Close Search Window