Të rejat|

U mblodh sot në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit juria vlerësuese e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2025.

Juria në mbledhjen e parë u njoh me rregulloren për mënyrën e funksionimit të projektit kulturor “Çmimet Kombëtare të Letërsisë” për vitin 2025, për kushtet, masat e shpërblimit dhe mënyrën e funksionimit të jurisë.

Këtë vit, Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë të ndara në kategori, si më poshtë:

a.    Proza e gjatë
b.    Proza e shkurtër
c.    Poezia
d.    Kritikë, studime letrare, ese
e.    Letërsia për fëmijë dhe të rinj
f.    Përkthimi.

Jurisë qendrore vlerësuese i është bashkëngjitur një juri fëmijësh të zgjedhur nga shkolla të ndryshme pas konsultimit me Ministrinë e Arsimit.

Ftojmë botuesit të sjellin pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit listat e botimeve në këto kategori për vitin 2025 si dhe librat fizikë (2 kopje) ose në format PDF.

Bashkëngjitur gjeni rregulloren.

Rregullore e Çmimeve Kombetare të Letërsisë

Comments are closed.

Close Search Window