Të rejat|

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve më 26 qershor 2026, në orën 14:00, Fondi i Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026 vijon me fazën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dorëshkrimeve të paraqitura.

Në përgjigje të thirrjes u paraqitën 16 aplikime. Pas verifikimit të dokumentacionit, 14 dorëshkrime plotësuan kriteret dhe u pranuan për shqyrtim në konkurs, ndërsa 2 aplikime nuk u përfshinë në proces për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar.

Në përputhje me rregulloren e shpallur publikisht në momentin e hapjes së thirrjes, për të garantuar një proces vlerësimi të paanshëm dhe transparent, nga dorëshkrimet e pranuara janë hequr të gjitha të dhënat identifikuese, përfshirë:

* emrin e autorit;
* titullin e veprës;
* emrin e shtëpisë botuese.

Secilit dorëshkrim i është caktuar një kod identifikues dhe materialet i janë dorëzuar jurisë së ngritur për shqyrtim dhe vlerësim, gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar më 29 qershor 2026, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Për të ruajtur integritetin dhe objektivitetin e procesit, identiteti i autorëve dhe titujt e veprave do t’u bëhen të njohur anëtarëve të jurisë vetëm pas përfundimit të vlerësimit të dorëshkrimeve, më 27 korrik 2026, datë në të cilën do të:

* përzgjidhen 5 kandidatët e fondit;
* përcaktohen 3 fituesit;
* dorëzohen motivacionet për veprat fituese.

Në të njëjtën ditë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të bëjë publike emrat e anëtarëve të jurisë, si dhe emrat e 5 kandidatëve të përzgjedhur.
Sipas kalendarit të parashikuar të procesit, fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026 do të shpallen më 31 korrik 2026.

 

=============================================================================================================

 

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve më 19 qershor 2026, në orën 14:00, Fondi i Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026 vijon me fazën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dorëshkrimeve të paraqitura.

Në përgjigje të thirrjes u paraqitën 18 aplikime. Pas verifikimit të dokumentacionit, 16 dorëshkrime plotësuan kriteret dhe u pranuan për shqyrtim në konkurs, ndërsa 2 aplikime nuk u përfshinë në proces për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar.

Në përputhje me rregulloren e shpallur publikisht në momentin e hapjes së thirrjes, për të garantuar një proces vlerësimi të paanshëm dhe transparent, nga dorëshkrimet e pranuara janë hequr të gjitha të dhënat identifikuese, përfshirë:

* emrin e autorit;
* titullin e veprës;
* emrin e shtëpisë botuese.

Secilit dorëshkrim i është caktuar një kod identifikues dhe materialet i janë dorëzuar jurisë së ngritur për shqyrtim dhe vlerësim, gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar më 22 qershor 2026, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Për të ruajtur integritetin dhe objektivitetin e procesit, identiteti i autorëve dhe titujt e veprave do t’u bëhen të njohur anëtarëve të jurisë vetëm pas përfundimit të vlerësimit të dorëshkrimeve, më 17 korrik 2026, datë në të cilën do të:

* përzgjidhen 5 kandidatët e fondit;
* përcaktohen 3 fituesit;
* dorëzohen motivacionet për veprat fituese.

Në të njëjtën ditë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të bëjë publike emrat e anëtarëve të jurisë, si dhe emrat e 5 kandidatëve të përzgjedhur.
Sipas kalendarit të parashikuar të procesit, fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë” 2026 do të shpallen më 24 korrik 2026.

Comments are closed.

Close Search Window