Aktivitete, Të rejat|

Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Libri i tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës.
Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

10 finalistët e këtij edicioni ishin:

Rexhep Qosja me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”,
Pirro Loli me veprën “Unë jam një tjetër”;
Luan Rama me veprën “Udha e gjatë në tunelin e Platonit”
Bedri Islami me veprën “Kadare i oborrit apo i lirisë”
Sherif Bundo me veprën “Dollia shqiptare”,
Arben Imami me veprën “Kushtetuta”,
Viola Isufaj me veprën “Baladë dritash për Zorbën”,
Edlira Cerkezi me veprën “Mitet dhe raporti me letërsinë artistike”,
Enis Sulstarova me veprën “Samiu dhe Utopia”,
Stefan Çapaliku me veprën “Post scriptum – studime kulturore”,

Një vit më parë, fitues i Çmimit Lumo Skëndo ishte Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli”- Apostulli”
Dy vite më parë, fitues i Çmimit Lumo Skëndo ishte Ben Blushi me librin “41 Sekrete”.
Ndërsa tri vite më parë, që u mbajt edhe edicioni i parë, fituese e çmimit Lumo Skëndo për veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2021 ishte Lea Ypi me librin “Të lirë”.

Comments are closed.

Close Search Window