Nën moton “Fjalët lëvizin botën”, Panairi i Librit në Leipzig të Gjermanisë çeli siparin me pjesmarrjen e mijëra vizitorëve.
Shqipëria ka stendën e saj në hapësirën e Tradukit, ku prezantohen botimet shqipe.
Stenda e Shqipërisë u vizitua nga Ministri për Kulturë dhe Shoqëri të Liechtenstein Z.Manuel Frick.
Falë programeve tē përbashkëta mes Traduki-t dhe MEKI-t, letërsia shqipe është më e pranishme në gjuhën gjermane mes përkthimeve të ndryshme.
Panaire të këtij lloji në Europë,ku bëhen bashkë lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë, mbërrijnë edhe si formë komunikimi mes kulturave të ndryshme dhe si mundësi prezantimi për t’u përcjellë letërsia shqipe në disa gjuhë të botës.
Autorët shqiptarë Elvin Nuri, Flogerta Krypi dhe Mimoza Ahmeti u bënë pjesë e një takimi me temën “Fjalë, Fjalë, Fjalë”, i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesve.