Një diskutim mbi përkthimin është ilustrimi më i drejtpërdrejtë i motos që Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit ka zgjedhur për “Tetorin e letërsisë”, LIBRI AFRON BOTËN.
Nën këtë moto, me përkthyeset Mimoza Hysa, Manjola Nasi, Marsela Roshi Likaj nga Shqipëria dhe Ivana Trajanoska nga Maqedonia e Veriut, Arta Marku bashkëbiseduan me përkthyesit e ardhshëm në shkollën e mesme me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”.