Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, organizoi një takim me rastin e Ditës Botërore të Librit ku qenë të pranishëm botues, pedagogë e studentë të Universitetit të Tiranës.
Libri është një ndër shtyllat kryesore në rritjen dhe edukimin e një shoqërie moderne dhe europiane. Leximi është një ndër sfidat më të mëdha që kemi përpara! QKLL-ja është e angazhuar në mbështetjen e politikave ndaj librit dhe leximit dhe në bashkëpunim me fakultetin dhe studentët e letërsisë në rijetëzimin e klubeve letrare dhe bibliotekave të lagjes si një vend nxitës ndaj leximit dhe promovimit të letërsisë.