Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mikëpriti sot në mjediset e saj shkrimtarin Alfred Peza, për një bashkëbisedim me të rinjtë dhe me Tobias Xhahxhiun, për romanin e tij më të fundit “Enveriada”.
‘Enveriada’ romani më i ri i gazetarit Alfred Peza, përmes personazheve realë dhe të trilluar sjell copëza historie nga jeta gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Përmes mesazheve politike, lexuesit do mund të eksplorojnë një copëz Shqipërie të asaj epoke, e cila nuk është më.