95-vjetori i lindjes së Martin Camajt u kremtua përmes një konference në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, nën praninë e ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Referuan studiuesja dhe gjuhëtarja Dr. Ledi Shamku-Shkreli, botuesi i veprës së plotë të Camajt Bujar Hudhri, Prof. assoc. Dr. Viola Isufaj, Prof. assoc. Dr Lili Sula, Dr. Jorina Kryeziu, studiuesi Hysni Ndreu dhe studiuesi Ilir Yzeiri.