100-vjetori i lindjes së Arshi Pipës, një personalitet i kulturës shqiptare, u kremtua përmes një konference në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku referuan njohës së mirë të veprës së tij, si Dr. Primo Shllaku, Dr. Leka Ndoja, profesori Hektor Çiftja, botuesja e “Princit” Irena Buzi, si dhe studiuesja Luljeta Prençi. I pranishëm ishte dhe nipi i Pipës, Plator Kalakula.