Pirro Misha, Drejtor i Bibliotekёs Kombёtare

Pirro Misha është një nga emrat më të njohur të letrave shqipe, përkthyes, publicist, botues, autor i disa librave, njeri i angazhuar në çështje me ndjeshmëri qytetare.

Aktualisht mban pozicionin e Drejtorit tё Bibliotekёs Kombёtare, qё prej vitit 2019.

Prej viti 2001, ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit të Komunikimit dhe Dialogut. Para viteve ’90 ka qenë redaktor dhe përkthyes nga gjuha angleze, frënge dhe italiane, pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku ka përkthyer mbi 30 tituj. Po ashtu, ka qenë shef i redaksisë së romanit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Ka dhënë leksione e konferenca nëpër universitete dhe institucione në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Vasil Tole

Vasil S. Tole (22 nëntor 1963Përmet) është kompozitor, muzikolog dhe etnomuzikolog me njohje kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Fitues i disa prej çmimeve më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare në krijimtarinë muzikore. Përfaqësues emblematik, me rol prej promotori në zhvillimet e muzikës në Shqipëri dhe jashtё saj në tri dekadat e fundme, në kushtet e shoqërisë së lirë.

Mban gradën doktor i shkencave në këtë fushë (1994), titullin profesor (2004) dhe titullin akademik në fushën e muzikës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Është autor i më shumë se 20 librave studimorë dhe i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar nё gjuhën shqipe dhe nё gjuhë të tjera dhe përurues në fushën e muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë.

Jeta dhe krijimtaria e tij janë trajtuar në botimet shumë të rëndësishme europiane e botërore si MGG-Die musik in geschieschte und gegenvart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Barenreiter, Gjermani (2009); The Harvard dictionary of music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan-2001), “Albanian Encyclopaedia Dictionary” etj.

 

     Anisa Pollo

Anisa Pollo, mban pozicionin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është e komanduar që nga janari i vitit 2024.

Në këtë rol, Anisa harton dhe implementon strategjitë e politikave kulturore, duke koordinuar me institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar trashëgiminë dhe diversitetin kulturor.

Ajo mbikëqyr gjithashtu financimin e projekteve kulturore, përfshirë menaxhimin e fondeve dhe organizimin e aktiviteteve si festivale, ekspozita dhe ngjarje të tjera që promovojnë artin dhe kulturën.

Me një arsim të lartë të plotë, duke përfshirë një Master Shkencor (MBA) nga “Canadian Institute of Technology” dhe dy Bachelor në financë, nga Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti i Tiranës, ajo ka një përvojë të pasur profesionale në sektorin publik dhe privat, me ekspertizë të theksuar në fushat e politikave kulturore, marketingut dhe menaxhimit financiar.

Aktualisht, nga janari i vitit 2019, deri në korrik të vitit 2024, Anisa ka shërbyer si Drejtoreshë e Njësisë së Promovimit dhe Ndërgjegjësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka krijuar dhe menaxhuar strategjitë e marketingut për promovimin e shërbimeve të drejtorisë.

Ajo ka drejtuar ekipe profesionale të marketingut, ka bashkëpunuar me partnerë dhe ka monitoruar konkurencën për të përmirësuar pozicionin e organizatës në tregun e transportit.

Përvoja e saj e mëparshme përfshin rolin e Koordinatores dhe Marrëdhënieve me Publikun në Bienalen e Venecias në vitin 2018, ku ka ndihmuar në koordinimin e projektit të Pavilonit Shqiptar, duke menaxhuar burimet njerëzore dhe raportet financiare, si dhe strategjinë e komunikimit publik.

Në vitin 2017-2018, ajo ka shërbyer si Administratore dhe Përgjegjëse Financiarenë e “Cycle Albania” shpk, ku ka qenë përgjegjëse për komunikimin me klientët dhe menaxhimin e financave të kompanisë, përfshirë përgatitjen e bilancit vjetor dhe analizimin e të dhënave financiare.

Po ashtu, në vitin 2016, ajo ka punuar si Menaxhere Brendi dhe Promovuese në kompaninë “Orbico” shpk, ku ka përgatitur dhe zbatuar strategjitë e shitjes dhe marketingut për markat e kompanisë.

Ka përvojë të gjërë në sektorin public dhe privat, ekspertizë të theksuar në fushat e politikave kulturore, marketingut dhe menaxhimit financiar.

 

Prof.Dr. Esmeralda Kromidha

Pedagoge në Departamentin e Gjuhës Frënge, Universiteti I Tiranës. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka kryer studimet e Masterit në Gjuhësi-Didaktikë në Universitetin Denis Diderot – Paris VII, në Francë, dhe më pas Doktoratën në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj.

Funksionet: Aktualisht, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.

Funksionet administrative të mëparshme: Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës; Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Frënge; Zëvendës Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja; Anëtare e Këshillit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Fushat e mësimdhënies dhe kërkimit: Didaktika dhe metodologjia e mësimdhënies së gjuhëve tëhuaja; Metodologjia e kërkimit shkencor në didaktikën e gjuhëve të huaja; Komunikimi dhe edukimi ndërkulturor.

Autore e artikujve dhe kumtesave të shumta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Organizatore dhe e veprimtarive shkencore dhe kulturore për promovimin e gjuhës frënge dhe vlerave të Frankofonisë.

Drejtuese e projekteve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka veprimtari të gjërë në fushën e mbrojtjes të çështjeve sociale si barazia grua-burrë, angazhimi i të rinjve në komunitet dhe sipërmarrja, etj.

“Personalitet i shquar i frankofonisë” për kontribut në promovimin e gjuhës frënge nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

 

Prof. Asoc. Dr. Blendi Lami

Prof. Asoc. Dr. Blendi Lami është lektor në Universitetin Europian të Tiranës, Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Departamentin e Shkencave të Aplikuara.

Ekspertiza e tij mbulon gjeopolitikën, politikën e jashtme dhe diplomacinë. Në përvojën e tij 15-vjeçare në mësimdhënie ka ndihmuar në zhvillimin akademik dhe professional të studentëve.

Përvoja në fushën pedagogjike gërshetohet me contribute në sferën e botimeve shkencore. Ka kontribuar në këto fusha, duke shkruar artikuj në revista shkencore prestigjioze dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Trajton gjithashtu tematika të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare në shtypin e përditshëm.

Njihet gjithashtu edhe si përkthyes i disa librave domethënës që ndihmojnë në kuptimin e dinamikave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

 

Comments are closed.

Close Search Window