THIRRJE PËR APLIKIM
Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, hapet Thirrja Fondi i Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” për vitin 2026. Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të mbështesë procesin krijues të autorëve të rinj si një domosdoshmëri për të dhënë një kontribut në funksion të prurjeve cilësore të letrave shqipe.
Thirrja për aplikim qëndron e hapur nga data 8 deri më datë 26 qershor 2026, ora 14:00.
Për më tepër informacion klikoni udhëzuesin:
Aplikimet do të dorëzohen:
- në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të QKLL-së, në adresën: Bulevardi “Zogu I”, Ndërtesa Nr.7, 1010, Tiranë, Shqipëri;
- në formë elektronike: [email protected]
Aplikoni: