Të rejat, Thirrje|

Merrni pjesë në thirrjen për projekte të programit të ndihmës për botim 2026!
Jeni botues shqiptar? Keni projekte botimi të veprave të autorëve të gjuhës frënge në shqip për vitin 2026-2027? Merrni pjesë në thirrjen për projekte të programit të ndihmës për botim PAP FR-ALB 2026!

Kjo veprimtari e Ambasadës së Francës në Shqipëri përbën një nga akset e forta të partneritetit me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) [www.qkll.gov.al/].

Çdo dosje e dorëzuar duhet detyrimisht të shoqërohet nga elementet e mëposhtme:
1) prezantimi i projektit për botim;
2) kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);
3) kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit;
5) Projekt buxheti i ekuilibruar për shpenzimet dhe të ardhurat, i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar (shih formularin e projekt buxhetit).

Kalendari

Data e fundit për dorëzimin e dosjeve është 17 juin 2026, ora 24:00 njëherazi në dy adresat: [email protected] dhe [email protected].

Rezultati i thirrjes për projekte do t’ju komunikohet para datës 1 korrik 2026.

Kriteret e përzgjedhjes: Librat për fëmijë e të rinj dhe letërsia bashkëkohore do të kenë prioritet.

Comments are closed.

Close Search Window