Aktivitete, Të rejat|

Prishtina mirëpriti Panairin e 4-t mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, në Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës, i cili do të vijojë deri më 25 prill.

Ky panair është një nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Nisur edhe nga tri edicionet e mëparshme të panairit, panairi shërben për ta nxjerrë më në pah botën akademike, shkencore shqiptare përmes botimeve, që në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë pasur vëmëndjen e duhur publike.

Në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta ndërinstitucionale me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës edhe këtë vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet çmimin për “Veprën më të mirë studimore”, që propozohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Me çmimin për “Veprën më të mirë studimore” u nderua akad. Myzafere Limani për veprën “Akustika, të folurit dhe muzika” me motivacionin: “me një aparat matematikor relativisht të thjeshtësuar, libri paraqet burim të pasur dhe të besueshëm të informacioneve edhe për studiuesit dhe ekspertët e fushave të tjera që ndërlidhen me akustiken, sinjalet e të folurit dhe muzikën”.

Comments are closed.

Close Search Window