Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një simpozium në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, me pjesmarrjen e shumë gjuhëtarëve, pedagogëve e studiuesve të njohur.

Profesoreshë Mimoza Kore, Karagjozi referoi mbi autoktoninë e popullit shqiptar në trojet aktuale dhe faktet gjuhësore që e mbështesin atë, ndërsa profesoreshë Anila Omari, Xhufi mbajti referatin “Sa e vjetër është shqipja dhe si ka ndryshuar ajo”.

Shqipja është një gjuhë rreth 6 mijë vjeçare, e shkëputur nga blloku indoevropian që ka ndryshuar të mëdha ndër vite, u tha nga gjuhëtarët. Nga studiuesit, u tha se, duhet punë për të ruajtur autoktoninë e shqipes dhe përgjigjen ndaj teorive sllave, që e cënojnë atë.

Në aktivitet u fol edhe për “përkujdesjen e organizuar shtetërore e shoqërore, ndaj shqipes” nga Prof. Dr. Emil Lafe, i cili dha këshilla për disiplinimin e gjuhës dhe ruajtjen e dinjitetit të saj, përmes pasurimit të leksikut dhe njehsimit të terminologjisë.

“Ndërgjegjësimi për vlerat e shqipes” titullohej referati i Prof.Dr. Xhevat Lloshit, që spjegoi lidhjet mes ndërgjegjes dhe gjuhës. Sipas tij, ne bëhemi njerëz vetëm prej të folurit dhe ndërgjegjes, ndaj jemi shqiptar, se flasim shqip.

Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj foli rreth sfidave të gjuhës amtare, në lidhje me globalizmin, apo teknologjinë, përballë realitetit shumëgjuhësh, për t’a gjallëruar atë.

Profesoreshë Linda Meniku u përqëndrua tek shqipja e diasporës përballë realitetit të shumë gjuhësisë. Studimet janë të mangëta, edhe statistikisht, ndërsa shtohet nevoja e mësimit të shqipes ngado në Botë, sipas mendimit. P

rofesoreshë Anila Mullahi theksoi rëndësinë e letërsisë për zhvillimin e gjuhës, për mësimin e saj. Për të, shkrimtarët e ruajnë dhe pasurojnë gjuhën amtare, ndaj tekstet e tyre duhen studiuar më thellësisht në tekstet mësimore.

Comments are closed.

Close Search Window