Kujtuam sot në 556-vjetorin e ndarjes nga jeta, një nga figurat themelore të historisë dhe identitetit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeun. Historianët Ferit Duka dhe Nevila Nika sollën në fjalën e tyre përmasat botërore të kësaj figure të rëndësishme, jo vetëm për Europën, si një simbol i përjetshëm i lirisë njerëzore.
