Mbi artin e përkthimit, zonat e pathëna të një procesi pune, raportet përkthyes-autor, ripërkthimet e klasikëve, variantet e përkthimit, dhe mundësitë që të jep gjuha shqipe për tu endur në kryevepra, autorët e mëdhenj të shekullit XX, dhe sfidat e përkthimit sot…
Granit Zela, përkthyes, tregimtar, poet dhe studiues. Ai është fitues i Çmimit vjetor të Ministrisë së Kulturës për përkthimin e vitit 2020, me veprën e John Updike “Lepur, vrapo”, ishte në një bisedë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Veprat e John Updike, dhe William Faulkner, erdhën përmes një analize mbi komunikimin që ka letërsia në kohë.