Panairi i Librit në Leipzig u rikthye sot për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë. Mijëra vizitorë kanë mbushur sot hapësirën e panairit, ku pritet të mbahen takime të rëndësishme mbi librin. Shqipëria ka stendën e saj në këtë panair, një traditë tashmë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
#Openbook ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt sot, me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.
E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë përballë një audience të gjerë.
Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.
Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko.