Mbremja poetike “Kadare në vargje” bëri bashkë njerëz të kulturës e politikës në 87-vjetorin e shkrimtarit të madh shqiptar, në një mbrëmje interpretimesh nga aktorët Rajmonda Bulku, Kastriot Çaushi dhe Kristian Koroveshi e këngëtares Marsela Cibukaj.
“Poetët shqiptarë, në të vërtetë duke e quajtur Shqipërinë zonjë, u nisën nga një projekt i së ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, atë që duhet të vinte, dhe për ta bërë sa më të besueshëm atë imazh, për t’u dhënë shpresë bashkëkombësve të vet, ngulnin këmbë që kjo nuk është shajni, një fantazmë, por përsëritje e një të kaluare….”.
I. Kadare