Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e veta shkrimtaren Eir Plasari, në promovimin e librit të saj “Tirana Redux”.
Në një retrospektivë mbi Tiranën e viteve ’90, parë prej syrit të një fëmije, Plasari na rrëfen rëndësinë që kanë kujtimet dhe derdhja e tyre në letërsi për të kuptuar domethënien e tyre në jetën njerëzore, po aq rëndësinë në përvijimin e kujtesës historike të qytetit.