Ismail Qemal Vlora është figura më e ndritur politike e Shqipërisë moderne dhe bashkëkohore. Ky është modeli i liderit që ne duam sot! Emri i tij shkëlqen ndër themeluesit e shtetit shqiptar, si hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë së vendit dhe si Kryeministri i parë i tij. Autori e ka analizuar figurën e “Atit të Kombit” tonë nga këndvështrimi i lidershipit, një metodë e re studimi që realizohet për herë të parë në lidhje me figurën e Ismail Qemalit…”
Aurela Anastasi
Ismail Qemali, një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë, vjen në një biografi plot fakte historike, e këndvështrim ndryshe shkruar nga studiuesi i ri Evarist Beqiri, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Akademike Aurela Anastasi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koci, historiania Nevila Nika, drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, ndanë pikëpamje e ide mbi librin dje, në një promovim që bëri bashkë studiues, profesorë, historianë e kërkues të rinj shkencor, organizuar nga shtëpia botuese “Mediaprint” dhe QKLL.